Dhurata mijëra dollarëshe e “Kahramanit” për të dashurën

Aktori Ozcan Deniz është bërë i njohur për të gjithë , në rolin e “Kahraman” tek “Një pjesë e imja”.

Përpos rritjes artistike në karrierë, tashmë dihet që Deniz është në pritje për t’u bërë baba. Partnerja e tij Feyza Aktan është në një pritje të ëmbël, plot 5 muajshe shtatzanë. Ata duken më të lumtur se kurrë dhe pritet që në dhjetor, të marrin hapin e rëndësishëm duke ecur drejt altarit për të kurorëzuar lidhjen e tyre. Por së fundmi, mediat turke shkruajnë që Deniz ka vendosur të surprizojë partneren e tij 25-vjeçare me një dhuratë që kushton rreth 65 mijë dollarë. Konkretisht bëhet fjalë për një unazë dhe duke marrë parasysh vlerën, merreni me mend se sa e mrekullueshme duhet të jetë. Kujtojmë që përveçse një aktor i sukseshëm, Deniz numëron edhe disa albume në fushën muzikore.