Ja si të shpëtojmë nga njollat e lëkurës për 5 minuta

Lëkura është organi me sipërfaqen më të madhe në trupin tonë dhe gjithashtu më i ekspozuari nga ndikimi i mjedisit të jashtëm.

Rreth 80% e popullsisë së botës vuan nga aknet, njollat e lëkurës apo probleme të tjera që lidhen me të.

Sot do të fokusohemi pikërisht tek njollat e errëta të lëkurës. Mund të shfaqen në çdo vend  të trupit, por ç’bëjnë njerëzit për t’i minimizuar?

Kurën e keni në shtëpi!

Prisni një patate në feta të holla ose shtrydheni atë dhe vendoseni në zonat e pasura me njolla. Pas disa minutash, shplajeni me ujë të bollshëm. Ata që e kanë provuar, pas 7-8 ditësh kanë vënë re rezultate pozitive në trupin e tyre. E njëjta gjë ndodh edhe nëse aplikoni limon (i pasur me vitaminë C) ose Aloe Vera, transmeton Koha Jone.

Lëkurat e portokallit mbajnë vitaminën C, gjë e cila e shndërron këtë në ilaç për çdo problem që keni me lëkurën.  Përdorini lëkura si maskë, mbajini për 10-15 minuta dhe pastaj shpëlajeni vendin me ujë.

Një tjetër mënyrë për të shpëtuar prej tyre është lëngu i limonit bashkuar me mjaltë. Përdoret gjerësisht për zbardhjen e fytyrës, pastrimin dhe tonalitetin e saj.

Vaji i kokosit bën gjithashtu mrekullira  për zonat e errëta të lëkurës. Aplikojeni dhe lëreni derisa të absorbohet nga trupi. Përveç hidratimit dhe dezinfektimit, do të vini re zbardhje të lëkurës suaj.

~Kujdes!

Mos harroni të ndryshoni zakonet tuaja!

Ekspozimi në diell është armiku numër 1. Siç e kemi thënë e stërthënë, kremin kundër diellit mos e ndani për asnjë çast nga çanta.