Takohuni me shokët dy herë në javë nëse dëshironi jetë të gjatë e të lumtur

Takohuni me shokët dy herë në javë nëse dëshironi jetë të gjatë e të lumtur

Sipas një studimi të ri të kryer nga Universiteti i Oksfordit, thuhet se meshkujt të cilët dalin dhe shpenzojnë kohë me miqtë duke qeshur, kjo gjë është tejet fitimprurëse për shëndetin e tyre.

Në fakt, siç tregon ky raport, meshkujt duhet të dalin dy herë në javë dhe të takohen me miqtë në mënyrë që të qëndrojnë të shëndetshëm dhe t’i shmangin problemet shëndetësore

Studimi është kryer nga Robin Dunbar, psikolog, dhe ka theksuar faktin se meshkujt duhet të takohen me katër shokë, dy herë në javë.

Kjo ua rritë atyre hormonet e lumturisë dhe ua zvogëlon hormonin e stresit, kortizolin, për 30%.

Miqësitë e forta mes meshkujve shpijnë në sistem më të mirë të imunitetit, ndihmojnë në lirimin e endorfineve dhe i zvogëlojnë nivelet e përgjithshme të ankthit.

Këto miqësi mund të formohen duke luajtur sporte së bashku ose thjesht duke shpenzuar kohë përgjatë vikendit.