Metoda me qepë për t’i rritur flokët me një shpejtësi të mahnitshme

Metoda me qepë për t’i rritur flokët me një shpejtësi të mahnitshme

Çdo grua dëshiron flokë të shëndetshme dhe të ndritshme.

Nëse gjithashtu keni dëshirë për flokë të gjata, të drejta, të trasha e të shndritshme, atëherë ne ju themi se zgjidhja për këtë vjen direkt nga kuzhina juaj.

Trajtimi i flokëve me qepë është shumë efikas, ndërkaq dermatologët kanë thënë se kjo nuk ka efekte anësore në skalp apo në flokë.

Ato që e kanë provuar këtë pohojnë se metoda i shfaqë rezultatet pas një muaji.

Qepët janë të mahnitshme për flokët sepse kanë shumë sulfur, i cili e stimulon prodhimin e kolagjenit. Kolagjeni është krucial për rritje të flokëve.

Receta:

Merrni 2-4 qepë, preni dhe shtrydhjani lëngun. Bëni masazh kokës me lëng të qepës dhe lëreni ashtu për 15 minuta.

Nëse mundeni, lëreni deri në 1 orë.

Në fund, pastroni flokët si normalisht me shampon dhe zbutës të flokëve.

Ky tretman duhet të përsëritet dy herë në muaj.

Mos u brengosni, flokët nuk do t’ju mbajnë aromë të keqe, ndërkaq pas një muaji do ta vëreni rritjen e shpejtë të flokëve!