• E mërkurë / Apr-24 21:33
  • Kontakt

Çaj të gjelbër në vend të kafesë në mëngjes

Çaj të gjelbër në vend të kafesë në mëngjes

Shumë ndryshime në stilin e jetës mund të kenë një ndikim të madh në shëndetin e juaj. Ngjitja e shkallëve në vend të ashensorit, pjekja në skarë në vend të fërgimit apo refuzimi i ndonjë gote verë mund të ndikojnë që të keni një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme.

Duke marrë parasysh rëndësinë e këtyre zgjedhjeve të vogla, shumë njerëz pyesin veten se a është më mirë të pini çaj të gjelbër në vend të kafesë në mëngjes. Provat për të gjitha përfitimet nga çaji i gjelbër ende janë duke u zbuluar, por këto janë disa nga faktet që mund të bëjnë që ju të ndryshoni rutinën e mëngjesit.

Çaji i gjelbër dhe ai i zi janë nga një bimë e vetme, por çaji i gjelbër është më pak i procesuar. Për shkak të kësaj ka një koncentrim më të madh të kaqetinës. Kaqetina është pjesë e një përbërje bioaktive të njohur si flavonoid që mendohet se redukton stresin.

Çaji i gjelbër mund të ndihmojë njerëzit që të humbin në peshë por jo aq shumë sa që mendojnë shumica e njerëzve. Për të humbur peshë duhet një dietë komplete dhe çaji i gjelbër nuk është përgjegjësi kryesor për këtë.

Ka disa prova, po ashtu, që çaji i gjelbër ndihmon në reduktimin e rrezikut për shëndetin e zemrës.

Gjithsesi zgjedhja se a do pini çaj të gjelbër apo kafe në mëngjes është e juaja dhe normalisht duhet të zgjidhni atë që mendoni që është u jep juve më shumë kënaqësi.