Mustafa: Historia e Komandant Lleshit, është historia e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Mustafa: Historia e Komandant Lleshit, është historia e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Në manifestimin përkujtimorë “Ditët e Komandant Lleshit”, ne të gjithë, mbushemi me ndjenjën e dhimbjes dhe të mallëngjimit. Por, edhe të krenarisë e frymëzimit për Komandantin dhe bashkëluftarët e tij, që gjallëruan idealet tona.
Historia e Komandant Lleshit, është historia e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, historia e jashtëzakonshme e trimërisë e guximit. Historia e së vërtetës.
Vështirë se mund të gjesh raste të njëjta, ku nën garanci të forta të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian e NATO-s i besuan demokracisë. Dhe prap Presheva, Bujanoci dhe Medvegja mbeten si rajoni më i diskriminuar.
Komandant Llleshi pas nënshkrimit të “Marrëveshjes së Konçulit” patë theksuar se “kemi mjaftë punë për të bërë, për ti realizuar qëllimet tona, por nuk mund të manipulojnë me fatin tonë”.
Gjatë këtij manifestimi kupton thelbin e kërkesë më se legjitime. Realizimi i vullnetit popullor të shprehur me refendum më 1 dhe 2 mars 1992.
Që kërkon nga ne, më shumë se kurrë vendosmëri, zotësi e këmbëngulësi për të realizuar sakrificat e idealet tona.

Çdo ditë, shohim horizontin e ngrirë me retë e konfuzionit, që po thellohet gjithnjë e më shumë. Në një atmosferë të tillë të mbushur me asgjë, është e domosdoshme që të gjejmë kurajën e fuqinë. Përkujtimi i dëshmorëve diktonë përpjekjen për të ardhmen tonë.
Ne nuk duam asgjë tjetër, përveç që të jetojmë të lirë dhe të barabartë me të tjerët.
Nderimi i dëshmorëve sot, është nderim për të ardhmen tonë, që e kaluara të mos përsëritet kurrë dhe që idealet të përjetësohen, duke e dashur vendin, duke e dashur njëri-tjetrin.

LAVDI VEPRËS DHE JETËS SË GJITHË DËSHMORËVE!
LAVDI VEPRËS DHE JETËS SË KOMANDANT LLESHIT! - ka shkruar Ragmi Mustafa në profiilin e tij në facebook.