Besa Shahini në Bujanoc: Është hap pozitiv përderisa ka filluar bashkëpunimi në dobi të arsimit të gjuhës shqipe në Serbi

Besa Shahini në Bujanoc: Është hap pozitiv përderisa ka filluar bashkëpunimi në dobi të arsimit të gjuhës shqipe në Serbi

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë Besa Shahini ka zhvilluar takim në Bujanoc me ministrin e Arsimit, Shkencë dhe Zhvillimit të Teknologjisë së Serbisë Mlladen Sharqeviq me të cilën folën për avancimin e arsimit shqip në Luginë të Preshevës.

Shahini theksoi se do të ofrojnë resurse njerëzore si dhe ekspertë në mbështetjen për tekstet shkollore shqipe dhe të çojmë përpara këtë synim të mire.

“E dimë se e ardhmja është e paqartë dhe se nuk e dinë se sa vende të punës do të jenë dhe se ku do të jetojnë rinia shqiptare dhe ajo serbe pas 10 apo 20 viteve”, ka thënë Shahini në Bujanoc.

Ndërsa Ministri i Arsimit, Shkencë dhe Zhvillimit të Teknologjisë së Serbisë Mlladen Sharqeviq pas takimin të mbajtur në Bujanoc tha se kemi biseduar për tekstet shkollore të pakicës shqiptare në jug të Serbisë.

“Duke përfshi shumë faktor si në Serbi ashtu në Shqipëri ne do të përkthejmë tekstet shkollore me përkthyes nga të dy vendet. Ne do të kemi dy ekipe që shumë shpejt do të punojnë në përkthimin e teksteve dhe planeve të reformimit”, deklaroi Sharqeviq.

Takimi mes dy ministrive është mbajtur në objektin e fakultetit ekonomik në të cilin morën pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa.

Delegacioni i përbërë ng dy ministritë dhe trupi koordinues vazhduan vizitën në shkollën fillore “Desanka Maksikmoviq” aty ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe atë serbe ku Ministrja Besa Shaihini tha se shtatori i ardhshëm besoj se do tëjetëndryshe për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës