Jam i nderuar që në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj agjërim të lehtë, mirësi dhe përmbushje shpirtërore.
Edhe këtë vit, ashtu si edhe për vitet në vijim, urojmë që muaji i madhërishëm i Ramazanit të gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe përplot dashuri. Muaji i shenjtë i Ramazanit paraqet simbolin e sakrificës, devotshmërisë, bamirësisë dhe adhurimit ndaj zotit. Uroj që të gjithë të jemi të bashkuar duke u ndihmuar skamnorëve dhe nevojtarëve. Urojmë që edhe këtë vit, muaji i madhërishëm i Ramazanit të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtëror. Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim edhe njëherë ju shpreh përgëzimet më të sinqerta.
RM