Aleksandër Çipa në Bujanoc promovon librin ''Deti nuk ka Portë'' (Video)

Aleksandër Çipa në Bujanoc promovon librin ''Deti nuk ka Portë'' (Video)

Gjatë ditës së djeshme në Komunë të Bujanocit u bë promovimi i librit me poezi ‘’Deti nuk ka Portë’’ nga gazetari i njohur Aleksander Çipa.

Gjatë këtij promovimi morën pjesë shkrimtarë, artist ,gazetarë pedagog, studentë e lexues të poezive të cilët i dhanë përkrahje e duartrokitje pafund gazetarit e njëherit autorit të librit Aleksanër Çipa.

Aleksandër Çipa para të pranishmëve u shpreh se ishte mjaftë i lumtur që kishte udhëtuar nga Shqipëria drejt Bujanocit për të promovuar librin e tij ‘’Deti nuk  ka portë’’, si dhe u shpreh mjaftë faleminderues ndaj kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqipëtarë z.Ragmi Mustafa  që i mundësoi promovimin e librit të tij në Komunë të Bujanocit.

Në fund të pranishmit morën dhuratë nga një libër nga autori i librit ‘’Deti nuk ka portë’’ Aleksandër Çipa.