Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë sot se fjalët e Kongresmenit amerikan Eliot Engel, janë shpresë për Kosovën për të kërkuar më shumë drejtësi për të gjithë viktimat e luftës.
Në komunën e Pejës në një tubim përkujtimor për t’i nderuar 183 dëshmorët e kësaj zone, që humbën jetën gjatë luftës së fundit në Kosovë, aty janë bërë homazhe tek shtatorja e Haxhi Zekës dhe Shkëlzen Haradinjat, si dhe tek pllaka që mbanë emrat e të rënëve të luftës.
“Sot nderojmë dëshmorët e Pejës me rrethinë dhe gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Jam i bindur se shteti ynë është në rrugë të drejtë. Askush nuk është i përkryer por jemi duke e bërë punën në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Kujtojmë sot edhe gjenocidin që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë duke vrarë rreth 13 mijë e 500 civilë, mbi 800 masakra e rreth 20 mijë dhunime. Fjalët e kongresmenit Eliot Engel, në kongresin amerikan ishte shpresë për ne për të kërkuar më shumë drejtësi për gjithë këto viktima”, tha Presidenti.