Baba për herë të parë, Fisnik Rugova publikon këtë foto të së bijës

Baba për herë të parë, Fisnik Rugova publikon këtë foto të së bijës.

Bukuroshja shqiptare Diellza Kolgeci dhe partneri i saj Fisnik Rugova ditën e djeshme janë bërë prindër të një vajze.

Çifti e kanë pagëzuar voglushen me emrin Helena ndërsa nga spitali janë publikuar imazhe të ndryshme në të cilat shihej lumturia në sytë e Diellzës.

E sot ishte Fisnik Rugova ai i cili e ka ndarë me ndjekësit një foto të vajzës së tij që ia dha epitetin baba.

Pranë fotos së postuar ai nuk ka shkruar asgjë vetëm se e ka vendosur një figurë bebeje me krahë engjëlli.

Kujtojmë se para lindjes, Diellza dhe Fisi patën organizuar një ndejë private ‘babyshower’ në të cilën e patën zbuluar edhe gjininë e foshnjës e pas lindjes së saj nuk dihet nëse do të ketë ndonjë organizim të ngjashëm apo jo.