Këpucët 800 dollarëshe të Leonora Jakupit

Leonora duket elegante në këpucët e saj Gucci.....

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, i kushton mjaft shumë vëmendje pamjes së saj të jashtme. Investimet me shifra të mëdha nuk kanë munguar nga Leonora e cila një gjë të tillë ka bërë edhe së fundmi. Në disa fotografi që ka publikuar në rrjetin social Instagram, Leonora shfaqet me një pallto të gjatë ngjyrë hiri me xhinse të kaltra, ndërsa vëmendjen më të madhe e marrin këpucët e saj Gucci të cilat kushtojnë hiq më pak se 800 dollarë. Ndryshe, kujtojmë se “Pa asnjë dyshim” është kënga e fundit nga Leonora e publikuar gjashtë muaj më parë.