Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.
Në llogarinë e tij në Facebook, Thaço ka publikuar disa fotografi të cilat shfaqin mikpritjen gjermano-franceze në Samitin e Berlinit.
“Mikpritja gjermano-franceze. Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, nikoqirë të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.