Nga persona të panjohur dëmtohet guri i bunarit si vlerë e trashëgimisë kulturore në lagjen Treska-Corroticë

Nga persona të panjohur dëmtohet guri i bunarit si vlerë e trashëgimisë kulturore në lagjen Treska-Corroticë

Banorët e lagjes Treska shprehin shqetësimin e tyre për dëmtimin e Bunarit të lagjes Treska si trashëgimi kulturore 80 vjeçare si vlerë unikale e fshatit Corroticë që është ngrit nga Haxhi Xhavit Selimi i cili burim është përdorë për ujë të pijshëm dhe furnizim me ujë për bagëtin e kësaj lagje. Pozicioni i këtij bunari i ngritur në këtë pikë terreni në rrugën kryesore të fshatit kishte për qëlllim që çdo kalimtar që kalonte përskaj këtij fshati ti shërbente për pushim,çlodhje,freskim me ujë të pijshëm dhe përdorim të ujit për bagëtin që kalonin tregtarët që niseshin për në tregun  e Preshevës.

Për fat të keq, është synuar disa herë të dëmtohet guri i këtij bunari që  ka qen i punuar nga një  gurëdhendës Kumanovar, i cili guri ( ka pas dimensione në formë katrori me mbishkrimin me vija ndarëse të veçanta  ) , si dëshmi e kaluarës tonë historike të pakrahasueshme e identitetit ,realitetit kohor dhe diversitetin e trashëgimisë kulturore dhe  kujtesës sonë kolektive për brezat e ardhshëm. Dëmtimi i gurit të këtij pusi ka qen sulm qyqar nga persona të panjohur, të pandërgjegjshëm,  ndaj shlyrjes së kujtesës së njerëzve, vlerave arkitektonike,vjetërsis së tyre si vlerë e rrallë që nuk mund të riparohet. Kjo ëshët për keqardhje dhe dhimbje se si këto vlera të rralla nga persona dashakeq po tentojn të zhdukin çdo vlerë kulturore që nuk mund të kthehet në gjendjen e mëparshme. Kujt i ka penguar ky gur i këtij bunari që nga dora e njeriut të rrënohet krejtësisht ,mbetet të shihet që  organet kompetente policore të kryejnë hetimet e tyre. Kryetari i bashkësis lokale Corroticë, Mentor Neziri që njëherit është banorë i lagjes Treska rastin në fjalë e ka paraqitur në organet e rendit për të gjetur personat që e kan dëmtuar këtë vlerë të rrallë të identitetit të kësaj lagje.

Shkruan : Avni Selimi