Hoxhë Nexhmedin Ademi: Ardita Sinani e ka mbështetur iftarin për nderë të Natës së madhe të Kadrit në ramazanin e vitit 2017

Hoxhë Nexhmedin Ademi: Ardita Sinani e ka mbështetur iftarin për nderë të Natës së madhe të Kadrit në ramazanin e vitit 2017

SQRIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Dje dhe sot është duke u përmendur emri im dhe i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë. 

Bëhet fjalë për një faturë që Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës në kohën kur ishte kryetare znj. Ardita Sinani, ka vendosur për ta mbështetur materialisht organizimin e iftarit për nderë të Natës së madhe të Kadrit në ramazanin e vitit 2017.

Në funksion të tansparencës dhe në rrespekt të opinionit publik më duhet të sqarojë si më poshtë:

Kryetari i Këshillit z. Sevdail ef. Jakupi më ka autorizuar mua që të diskutoj me autoritetet e komunës për mundësinë e organizimit të iftarit në fjalë.

Unë në cilësinë e anëtarit të Këshillit, jam takuar dhe kam diskutuar me autoritetet e komunës ku jemi dakorduar që gjysmën e iftarit ta mbështetë materialisht komuna.

Në iftarë kanë marrë pjesë mbi 400 të ftuar në ambientin e hapur para komunës. Gjysmën e iftarit e ka paguar Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjysmën tjetër e ka mbështetur komuna. 

Për këtë sqarim mbaj përgjegjësi fetare, morale, juridike dhe njerëzore.

Me respekt, 

Nexhmedin Ademi.

*P. s.

Fotot e postuara janë nga arhiva e Këshillit me rastin e organizimit të iftarit për nderë të Natës së Kadrit, të muajit të bekuar të ramazanit të vitit 2017.