Moda në pranverë vjen me motive etnike

Moda në pranverë vjen me motive etnike

Kjo pranverë sjellë në modë një motiv vërtet shumë interesant, plot me ngjyra dhe gjallëri

E nisur nga stilistët në javët e modës dhe e vijuar nga bloger-ët e modës me motive etnike dhe tribale do të jenë një ndër elemente kyç të modës në këtë pranverë.

Një pamje që do të gjallërojë humorin tuaj, duke kombinuar qoftë dhe vetëm një element të veshjes tuaj më ketë motiv.

Të krijosh një paraqitje të tërë më motive tribale mund të jetë e vështirë, kështu nëse do të ndjekësh trendin pa shumë sforcime, mund të ndjekësh këto tre këshilla.

Vish një fustan me motive etnike

Kjo është zgjidhja më e lehtë, një fustan me stampa etnike për t’u kombinuar me aksesorë të thjeshtë. Vetë stampimi plot ngjyra do të bëjë punë më të madhe dhe ju mund të keni një paraqitje shik dhe në modë pa shumë lodhje.

Vishni vetëm një element me motive etnike

Nëse nuk dëshiron që kjo tendencë të diktojë tërësisht paraqitjen tënde, por të jesh sërish në modë, provo të miksosh vetëm një element me motive tribale, si një xhaketë, fund, pantallona, etj.

Zgjidh vetëm një aksesor me bazë etnike

Një pamje e thjeshtë dhe shoqëruar vetëm aksesor me këtë temë, siç mund të jenë këpucët, çanta, ose ndoshta dhe një bizhuteri me ngjyra ose me thurje etnike, mund të kombinohet në mënyrë të përkryer me një veshje bardhë e zi.