Mbahet tryeza për mbrojtjen e të drejtave të drejtave të njeriut

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), në kuadër të mandatit për pr

Kjo tryezë realizohet në kuadër të aktiviteteve që QKRMT ndërmerr për promovimin e reformave në sistemin penal dhe atë korrektues në Kosovë, në perspektivën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria-hetimin dhe dokumentimin e rasteve të keqtrajtimit në vendet e privimit të lirisë.

Tryeza  synon që të mbledhë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale të drejtësisë penale si dhe atyre ndërkombëtare në Kosovë për të diskutuar mbi gjendjen aktuale të drejtësisë penale, sfidat e sistemit gjyqësor dhe nevojën e reformimit të drejtësisë penale në Kosovë.

Aktiviteti monitorues i QKRMT në sistemin gjyqësor të Kosovës mundësohet në sajë të Marrëveshjes së bashkëpunimit të QKRMT me Këshillin Gjyqësor të Kosovës.