Bashkohen aktivistet e Presheves, formojn “Koalicionin per Drejtesi e Barazi”

Bashkohen aktivistet e Presheves, formojn ''Koalicionin per Drejtesi e Barazi''

 Me iniciativ te aktivisteve te pavarur te shoqerise civile ne Presheve sot, ka filluar nisma per bashkimin e pese organizatave jo qeveritare te Presheves, nen emrin “Koalicioni per Drejtesi , Barazi “. KDB, eshte themeluar nga pese organizatat jo qeveritare te Komunes se Presheves, te cilat ne veprimtarin e tyre do te ngelen te pavarura ndaj kesaj nisme, derisa si Koalicion, ato pretendojne te fokusohen dhe angazhohen ne gjashte pika te perbashketa : – zhvillimin e demokracise parlamentare – luftimin e gjuhes se urrejtjes ne mes aktereve politike vendor e rajonal – kundershtimin e cenimit te integritetit personal e familjareve te kujtdo, personalitet publik – barazin shoqerore per komunitetet joshqiptare ne Komune te Presheves – lirine e mediave – te drejtat e puntoreve – tranparence per qytetaret, nga te gjitha institucionet lokale, rajonale, kombetare e qeveritare Themelues dhe nismetar te Koalicionit per Drejtesi e Barazi jane aktivistet dhe drejtuesit e Organizatave Jo-Qeveritare : CADD – Gani Rashiti, Kerko te Drejten Tende – Adi Bajrami, Shefki Jonuzi nga Vizioni e Valon Arifi, aktivist per te drejtat e njeriut ne Presheve. Platforma e perbashket, e inicuar nga Koalicioni per Drejtesi e Barazi, do te behet publike me 20 Prill, ne nje konferenc te hapur per media, ku edhe do te parashtrohen kerkesat e para, drejtuar strukturave politike vendore, rajonale e qeveritare, sikur dhe misioneve nderkombetare e diplomatike ne Republiken e Serbise. Vlen te theksohet se, “Koalicioni” i organizatave jo-qeveritare te Presheves eshte grup i perbashket, te ciles munde ti bashkohen te gjitha OJQ’t tjera, ose aktivistet qe besojne per nje shoqeri te hapur e barabart dhe rrespektojne te drejtat elementare te njeriut.