Vitet po kalojnë, projektet e parapara në fshatin Corroticë mbeten premtime boshe.
Fatkeqësisht,banorët e fshatit Corroticë e kan humbur besimin në udhëheqësit politikë në qeverisjen lokale në komunën e Preshevës sepse nga premtimet që jan dhënë për projeketet e parapara gjatë fushatës elektorale 2016-të, vendnumrojnë akoma dhe nuk kan gjetur zbatim për tu realizuar nga i pari i komunës.
Po të njëjtit qytetarë të kësaj bashkësie lokale, së bashku me kryesin e fshatit gjatë një mbledhje të kryesis së fshatit Corroticë të mbajtur më datë 01.04.2019, shprehën keqardhje dhe ankesë në këshilltarët e Kuvendit Komunalë, që të dy banorë të fshatit Corroticë, njëri këshilltarë vjen nga radhët e subjetit të APN-së dhe tjetëri këshilltarë vjen nga radhët e subjektit të PDSH-së , të cilët janë zgjedhur nga ky lokalitet,por që deri sot nuk kanë ngritur zërin për të ndikuar në politikat e pushtetit lokal karshi problemeve infrastrukutrore që ballafaqohen qytetarët e këtij fshati.
Projektet e rekomanduara nga banorët e fshatit dhe kryesia e bashkësis lokale Corroticë janë :
· Të sigurohet furnizimi i tërë fshatit me ujë të pijshëm dhe ngritja e një bazeni akumulues që është një kërkesë e kamotshme e banorëve të këtij lokaliteti .
· Të rregullohet sistemi i rrjetit kryesor elektrik që është problem primar, pas çdo reshje shiu vjen deri te ndërprerja e rrymës elektrike.
· Të gjendet lokacion i ri për hudhjen e mbeturinave.
· Problem me të cilin banorët përballen, është mos kryerja e vazhdimit të rrjetit kanalizimit për ujrat e zeza që përbën një tjetër shqetësim për ta, pasi kanalet e këtyre ujrave janë të hapura ngado dhe përhapin një aromë të keqe duke u bërë rrezik për ndonje epidemi. Edhe pse gypat e betonit,shaktet dhe gypat prej plastike fi 300 janë ndarë qysh në vitin 2016-të para fushatës paarzgjedhore dhe të cilat qëndrojnë në dalje të fshatit.
· Të rregullohet trotuari për nxenesit prej rrugës kryesore të fshatit në drejtim të shkollës fillore,, DITURIA” Corroticë.
· Të ndërtohet ura në lokacionin te shkolla fillore ,, Dituria” që sjell problem për pronarët e tokave të punueshme.
· Të rregullohet fusha e sportit me rrethoja dhe hapësira brenda fushës dhe të vendoset ndriçimi publik.
· Të rregullohet parku në qendër të fshatit përballë xhamis.
Nga kërkesat e shumëta që iu janë adresuar Këshillit komunal për ti pëmbushë nevojat e B/L Corroticë nga vendimmarrja.
Ndër nevojat kryesore, që ishin të shkruara në kërkesa e që edhe sot mbeten po të njejta janë:
· Më datë 29.05 2018 Kërkesë për vendosjen e dritave në rrugët e fshatit
· 28. 05 2018 Kërkesë për rregullimin e shtratit të prockës te lagja Dupillan
· Në Mbledhjen e mbajtur 20.07.2018 është marrë vendimi i këshillit komunal të komunës së Preshevës duke e aprovuar kërkesën e B.L f.sh Corroticë për rregullimin e shtratit të prockës te lagja Dupillan me gjatësi 75 m dhe gjerësi 0.80 m duke i ndarë gypa të betonit të armuar fi 600mm/Për ekzeketumin e këtij konkluzioni përkujdeset Drejtorati për punë komunale,ndërtimore dhe banesore. Por ky vendim është prolonguar se firmës ,, Driloni,, i është ndërprer koontrata për furnizim me gypa betoni. Presim deri sa të zgjidhet kontraktori dhe furnizuesi i ri.
· Më datë 19.02.2019 është bër kërkesa për xhvendosjen trafostacionit dhe shtyllave elektrike
· Më dtaë 21.09.2018 është bër kërkesa për zhavor dhe gypa betoni fi 1000 në gjatësi 160 m.
· Me datë 19.02.2019 Kërkesëpër gypa betoni të armuar fi 1000 për rregullimin e një ure në afërsi të shkollës fillore në Corroticë.
Corrotica ju mirëpret ...........!!!!!!
Shkruan : Avni Selimi