KKSH takohen me Ministrien e Arsimit në Shqipëri znj.Besa Shahini

KKSH takohen me Ministrien e Arsimit në Shqipëri znj.Besa Shahini

Një delegacion nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, patëm më shumë se kënaqësinë të mirëpritemi nga Ministrja e Arsimit, znj. Besa Shahini.

Njoftova Ministren Shahini për proceset e ngelura dhe për iniciativat e ndërmarra për të zgjidh çështje që me vite po rëndojnë mbi fëmijët dhe arsimin e Luginës së Preshevës.

Të inkurajuar nga gatishmëria Ministres Shahini për sigurimin e teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave të Luginës së Preshevë. Si dhe trajtimit të njohjes së Diplomave dhe ngritjeve profesionale të përfituara në Republikën e Shqipërisë.
Falënderova për përkushtimin dhe kujdesin e shtuar ndaj Luginës së Preshevës, përkatësisht mbështetjes përmes ndarjes së kuotave në programet akademike.

Gjithashtu, fokus i takimit ishte shqyrtimi mundësisë që përmes një Marrëveshje bilaterale të mundshme të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe asaj të Serbisë t'i jepet epilogu i përmbylljes së disa temave jetike për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

KKSH është duke bërë përpjekje të intensifikuara për të koordinuar dhe avokuar një Marrëveshje mes ministrive përkatëse. Paraprakisht kemi realizuar disa takime edhe me Ministrin e Arsimit të Serbisë si dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. ka shkruar Ragmi Mustafa në profilin e tij në facebook.