Mustafa Bajrami, teolog është prej të paktëve që thotë se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan nuk humbi zgjedhjet lokale të mbajtura dje në këtë shtet.
Duke bërë krahasime me vitin 2014, në zgjedhjet e kaluara lokale, Bajrami thotë se dallimi në vota është 3-4 për qind.
Në Pressing në T7, Bajrami tha se nga zgjedhjet e djeshme partia e Erdogan doli më e fortë, pasi shtoi numrin e bashkive të fituara.
“Nëse e llogarisim edhe numrin e bashkive, Erdogan në këto zgjedhje për tri bashki është më i fortë se në zgjedhjet e kaluara”, tha ai.
Sipas tij, janë edhe kurdët që po përkrahin presidentin që shërbeu për dy mandate si kryeministër.
“6 për qind e votave të kurdëve kanë shkuar për AKP-së e Erdoganit. Kurdët i mirëpresin politikat shtetërore të Erdoganit”, shtoi Bajrami.
Erdogan në këto zgjedhje humbi qytetet më të mëdha, përfshirë Ankaranë, Stambollin, Antalya.
Presidenti aktual kishte udhëhequr edhe vetë me Stambollin gjatë viteve 1994-1998.