Salla e edukatës fizike në Corroticë e paraparë të ndërtohet për 80 ditë nuk po përfundon edhe pas mbi 1000 ditëve

Salla e edukatës fizike në Corroticë e paraparë të ndërtohet për 80 ditë nuk po përfundon edhe pas mbi 1000 ditëve

Ekipi i Rtv Aldit vizitoi shkollën fillore "Dituria" Corroticë për tu informuar se për çfarë arsye nxënësit e kësaj shkolle po hasin në vështirësi për mbajtjen e orës së edukatës fizike.

Shkolla fillore "Dituria" në Corroticë në vitin 2015 ka qenë përfituse e projektit për ndërtimin e sallës së edukatës fizike ku më datë 29.12.2015 është nënshkruar kontrata mes investitorit e cila është komuna e Presheves dhe kompanisë për ndërtimin e kësaj salle e cila është kompania "IOM" nga fshati Zhunicë.

Ky projekt kap vlerën prej 34,173,731 din (me numër kontrate 40-169/2015).

Punimet për ndërtimin e kësaj salle kanë filluar në muajin prill të vitit 2016 dhe  Në bazë të kësaj kontrate ky projekt është dashur të perfundoj brenda 80 ditë pune, por jemi dëshmitarë se edhe pas 3 viteve ky projekt ende nuk po përfundon dhe kjo më së shumti po i kushton nxënësve të kësaj shkolle të cilet tash e tri vite nuk po munden të mbajnë orën e edukates fizike në këtë sallë, por atë po e mbajnë në koridorin e shkollës, duke penguar procesin mësimorë që zhvillohet në këtë shkollë.

Xhelajdin Bajrami profesor i edukatës fizike në këtë shkollë për Rtv Aldi tregoi për vështirësit që po i has ai së bashku me nxënesit e tij për të zhvilluar mësimin në këtë lënde. Gjithashtu zotri bajrami shprehi pakënaqësi ndaj investitorit dhe punëkryesit që po e prolongojnë përfundimim e punimeve në këtë sallë, si dhe paraqiti vërejtjet e tij se ende pa u hapur zyrtarisht kjo sallë ka filluar rrjedhja e ujit pas reshjeve të shiut si pasojë e çatisë e cila nuk është rregulluar si duhet , si dhe ka filluar te bymehet parketi i vendosur në këtë sallë.

Kadri Bajrami drejtor i kësaj shkolle gjithashtu ka shprehur pakënaqesitë rreth ndërtimit të kësaj salle, e cila tash e tre vite ende nuk përfundon.

Ai që nga viti 2016 e deri më sot iu eshte drejtuar me Kërkesë tre herë Komunes së Preshvës për të marrë përgjigje se përse nuk po perfundon ende kjo sallë, e përgjigja e kryetarit të komunës ka qenë se do të rifillojnë punimet por ato ende nuk po rifillojnë.

Me 20 shkurt 2019 komuna e Preshevs ka nënshkruar edhe një aneks kontratë me vlerë mbi 1 milion dinare (nr kontrate 40-169/1/2015) për tu perfunduar ndertimi i kësaj salle,por rindertimi fatkeqesisht ende nuk po fillon.

Shkolla fillore "Dituria" Corroticë gjatë vitit të kaluar ka qenë përfituese e projektit për renovimin e komplet kesaj shkolle në vlere mbi 70 milion dinare, por në rethana ende të panjohura nuk dihet se pse komuna e Preshevës po e pengon fillimin e punimeve për renovimin e kësaj shkolle.

Drejtori i kësaj shkolle dhe profesori i edukates fizike mbesin me shpresë se një ditë punëkryersit dhe komuna e Preshevës  të ndërgjegjësohen dhe ta përfundojnë projektin e kësaj salle, sepse nxënësit e kësaj shkolle tash e tre vite nuk kanë ku të mbajnë orën e edukatës fizike si dhe rrezikojnë të lendohen pasi që punimet janë të hapura.