Kryetarja e Forumit të Gruas të PDSH-sëznj. Albiona Ibrahimi Rexhepi, mori pjesë në Konferencën rajonale 'Sfidat dhe të arriturat e gruas shqiptare'

Kryetarja e Forumit të Gruas të PDSH-sëznj. Albiona Ibrahimi Rexhepi, mori pjesë në Konferencën rajonale 'Sfidat dhe të arriturat e gruas shqiptare'

Gjatë ditës së djeshme, Kryetarja e Forumit të Gruas të Partisë Demokratike Shqiptare znj. Albiona Ibrahimi Rexhepi, mori pjesë në Konferencën rajonale "Sfidat dhe të arriturat e gruas shqiptare", ku nikoqire ishte Komuna e Gjakovës.

Në këtë konferencë pjesëmarrëse ishin një numër i madh i grave nga fusha politike, shoqëria civile si dhe gra të suksesshme në fushën e biznesit, ku në katër panele u zhvilluan diskutime mbi tema të ndryshme.

Rreth 15 gra që vijnë nga profile dhe statuse të ndryshme nga rajoni diskutuan mbi temat si gruaja në vendimmarrje dhe sfidat në këtë rrugëtim, fuqizimi ekonomik i gruas për të përmirësuar mirëqenien ekonomiko-sociale, rehabilitimi i gruas dhe sfidat e pasluftës dhe zvogëlimin e pabarazive kulturore, edukative dhe shëndetësore të grave që garanton një familje dhe shoqëri të shëndetshme.