Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë.
“Duke iu referuar rasteve të 24 orëve të shkuara, duke parë kushtet klimatike (erëra që fryjnë) dhe gjendjen e bimësisë (e thate dhe e lehtë për t’u djegur), Policia e Kosovës KËRKON dhe APELON nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë. Zjarr vënia është vepër penale, Policia e Kosovës do të hetojë të gjitha këto rastet dhe ndaj kryerësve të këtyre veprave kundërligjore do të ndërmarrë masa dhe të gjitha lëndët do të procedohen tek organet e drejtësisë”, thuhet në apelin emergjent të Policisë së Kosovës.
Po ashtu, policia ka raportuar rastet veç e veç të vatrave të zjarrit që ndodhen gjatë ditës së djeshme, shkruan lajmi.net.
“Fsh. Ribar i Madh, Lipjan 29.03.2019 – 12:50. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një pjesë e pyllit pronë shoqërore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve është marrë me shuarjen e zjarrit”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu raportohet se në fshatin Mramor, disa të dyshuar të panjohur i kanë vënë zjarrin pyllit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policor, zjarrfikësit dhe inspektorët komunal sipas ankuesit janë djegur afro 0.50 h mal, nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkohë në fshatin Burnik të Ferizaj, raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një pjesë e pyllit pronë shoqërore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve është marrë me shuarjen e zjarrit.
Edhe në Turjak të Pejës, raportohet se disa të dyshuar të panjohur iu ka djegur një pjesë e pyllit. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar as të arrestuar.
‘Zveçan 29.03.2019 – 09:58. Raportohet se janë përfshi nga zjarri 1.5 hektar bari dhe shkurre. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet tutje në raportin e policisë.
Po ashtu në fshatin Zagulj të Zubin Potokut, raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një shtëpi e vjetër e pa banuar pronë e viktimës femër K-Serbe.