• E mërkurë / May-15 02:59
  • Kontakt

Rtv Aldi do ta transmetoj sot seancën e K.Komunal pa vullnetin dhe dëshirën e pushtetit lokal

Rtv Aldi do ta transmetoj sot seancën e K.Komunal pa vullnetin dhe dëshirën e pushtetit lokal

Rtv Aldi ju njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës se sot në ora 12:00 është paraparë të mbahet seanca e kuvendit komunal në Preshevë.

Edhe pse nga udhëheqësia e kuvendit komunal nuk kemi marrur asnjë ftesë apo as edhe një njoftim që seanca do të mbahet sot, pa vullnetin dhe dëshirën e pushtetit lokal do të mundohemi që këtë seancë ta transmetojmë drejtpërdrejt si gjithmonë më parë, e gjithë kjo ka ardhur pas kërkesave të shumta nga qytetarët e Komunës së Preshevës që kanë dashur ta përcjellin drejtpërdrejt seancën e kuvendit komunal, pasi që në seancën e kaluar qytetarët ishin të zhgënjyer nga transmetimi amator që e kanë bërë propaganduesit e pushtetit lokal.

Rtv Aldi sot do ta transmetoj seancën e Kuvendit Komunal për arsye se qytetarët meritojnë të dinë se çfarë po ndodh brenda 4 murëve të sallës së kuvendit komunal, gjë të cilën pushteti aktual po tenton ta mbajë me dyer të mbyllura