FBI-ja trajnon inspektorët e Policisë së Kosovës

FBI-ja trajnon inspektorët e Policisë së Kosovës

Është përmbyllur sot në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri trajnimi pesëditor i realizuar nga ICITAP-i amerikan ku morën pjesë 25 punonjës të IPK-së.

Ky trajnim është vazhdimësi e përkrahjes së IPK-së nga ICITAP-i amerikan dhe konsiderohet i specializuar për aspekte të veçanta dhe të avancuara të hetimeve.

Ligjërues të këtij trajnimi ishin ekspertë të lartë të FBI-së (Federal Bureau of Investigation – Byroja Federale e Hetimeve) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe kryeshefja e IPK-së Miradije Kelmendi, e cila në fjalën e saj të rastit falënderoi ekspertët dhe zyrtarët e ICITAP-it për kontributin e tyre në rritjen e profesionalizmit në IPK.

Pjesë e ceremonisë ishte Drejtori i AKSP-së Smajl Smakiqi i cili vlerësoi lart bashkëpunimin me institucionet dhe partnerët nga SHBA -të.