Vucic ka thënë se askush nuk i din lëvizjet e ardhshme të Kosovës por përkundër kësaj ai ka thënë se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.
Vucic këto deklarata i ka bërë gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borel. Ku ky i fundit i ka thënë se Spanja është kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës por që e mbështet kërkimin e një zgjidhjeje kompromisi në mes Beogradit dhe Prishtinës.
Presidenti serb ka shprehur mirënjohje ndaj Spanjës për qëndrimin e saj ndaj Kosovës.