Digjet në tërësi një shtëpi në rrugën e Vranjës, banorët mbesin pa kulm mbi kokë (VIDEO)

Digjet në tërësi një shtëpi në rrugën e Vranjës, banorët mbesin pa kulm mbi kokë

Digjet shtëpia e familjes Sahiti në Preshevë

Një shtëpi është kapluar nga flakët sot në orët e mesditës,në rrugën e Vranjës dhe dëmet materiale janë të mëdha.

Kësaj familje para 15 viteve iu është ndërtuar shtëpia nga Komuna e Preshevës.

Tani familja 4 anëtarëshe ka mbetur në rrugë, qiell të hapur pasi që nuk kanë ku të vendosen.

Luten të gjithë qytetarët zemërgjër ta ndihmojnë këtë familje që të ia rindërtojmë sa më parë që është e mundur këtë shtëpi.
Familja në fjalë janë në kushte të rënda ekonomike,jetojnë me ndihmë sociale.


Gjithashtu vlenë të theksohet se fëmijët jetojnë vetëm me nënën e tyre,pasi prindi ka ndërruar jetë vite më parë