Bekim Balaj feston ditëlindjen, ja si e urojnë futbollistët e Kombëtares (Foto)

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Bekim Balaj ka festuar ditën e djeshme 27 vjetorin e lindjes.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Bekim Balaj ka festuar ditën e djeshme 27 vjetorin e lindjes. Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në Instagram. Ai ka postuar një foto të tortës ku sigurisht nuk mund të mungote topi i futbollit.

Të shumta kanë qenë komentet në foto ku ndjekësit e kanë uruar futbollistin. Gjithashtu nuk kanë munguar disa komente nga futbollistë të tjerë. Ndër ta edhe ish – kapiteni Lorik Cana i cili i shkruan:

“Urime ditëlindja vëllaçko ishallah edhe shumë të tjera te lumtura!!! Dhe mos harro ha shumë molto”.

Edhe Erjon Bogdani ka lënë urimin e tij ku i shkruan: “Po topin e kuq qe ke vendosur tek torta.. Apo luani gjithmone ne bore.