Kryeministri Haradinaj takohet me Presidentin e Malit të Zi

Kryeministri Haradinaj takohet me Presidentin e Malit të Zi

Pas takimit me Kryeministrin e Kroacisë, Haradinaj sot është takuar edhe me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Haradinaj ka thënë se Kosova dhe Mali i Zi kanë treguar korrektësi sa i përket bashkëpunimit ndërshtetëror, dhe se janë të përkushtuar ta vazhdojnë këtë bashkëpunim. 

“Takim miqësor me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që reflekton marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve tona.

Kosova dhe Mali i Zi kanë treguar korrektësi sa i përket bashkëpunimit ndërshtetëror. Në jemi të përkushtuar që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe kemi një agjendë të njëjtë, që do të jetë rruga jonë euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.