Jens Stoltenberg: NATO vendos në pranverë a do të ndihmojë FSK’në

Jens Stoltenberg: NATO vendos në pranverë a do të ndihmojë FSK’në

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë sot se NATO po e diskuton angazhimin e saj lidhur me ndihmën dhe vendimin për bashkëpunim me FSK-në pas vendimit për transformimin në Ushtri të Kosovës.

Stoltenberg theksoi se vendimi për këtë do të merret në pranverë. Ndryshe, Samiti i Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s ka filluar sot punimet, ku është diskutuar për Kosovën dhe FSK-në.

“Do të diskutojmë për misionin e trupave të KFOR-it që vazhdojnë të japin kontribut të rëndësishëm për stabilitetin në tërë Ballkanin Perëndimor. Do të diskutojmë edhe për nivelin e bashkëpunimit me FSK-në, dhe me këtë e konsideroj të hapur sesionin”, ka deklaruar Stoltenberg në hapjen e sesionit.

Ai gjithashtu ka njoftuar se pas përfundimit të punimeve do t’i drejtohet mediave, duke treguar se për çfarë në të vërtetë kanë diskutuar.