McAlister: Në Bashkimin Evropian vetëm me medie të lira

McAlister: Në Bashkimin Evropian vetëm me medie të lira

“Kjo nënkupton përkushtimin për demokraci, menaxhim të mirë dhe përgjegjësi politike nëpërmes të dialogut politik, diskutimeve kritike dhe debateve, si dhe shprehje të mendimeve kundërshtuese. Liria e shtypit ka rëndësi të madhe për çdo demokraci dhe mbetet edhe shumë punë për të bërë në këtë fushë në gjithë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë McAlister për gazetën serbe “Danas”.

Sipas fjalëve të tij, shumica e gjetjeve për lirinë e medieve në Serbi në raportin e Freedom House mund të gjenden edhe në raportet e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

McAlister ka  pretenduar se Parlamenti Evropian kohë më parë ka miratuar qëndrimin se ndihma financiare për vendet kandidate të kushtëzohet me sundimin e ligjit, të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Që kjo të shndërrohet në ligj, është i nevojshëm miratimi i Këshillit të Bashkimit Evropian.

Duke folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, McAlister ka thënë se është “koha e fundit që Kosova t’i tërheqë taksat në prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës dhe që dialogu të vazhdojë”.

Raportuesi ka komentuar edhe protestat kundër pushtetit të Serbisë, duke thënë se ato janë mënyrë e rëndësishme dhe legjitime që njerëzit t’i shprehin mendimet e tyre.