Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi ka treguar për herë të parë ngjarjen për të cilën është bërë bujë tash e disa kohë, se atij i ishte gjetur një armë në veturë.
Krasniqi ka thënë në Debat Plus se gjatë një shëtitjet me një bashkudhëtar ishin ndalur në një vend të pazakontë. Kishte thënë se aty kishin hasur në Policinë e Kosovës e ku ishin kontrolluar.
“Shefqetit nuk i është nxënë armë në veturë, por unë kam qenë me makinë prej një miku timin që kemi shkuar me ngrënë dhe me pi. Rrugës një bashkudhëtar ka kërkuar me dal në banjo. Dhe e kemi ndal makinën”.
“Qashtu themi ne ka qenë caktim, atje poshtë ka qenë Policia e Kosovës diku dhe ata të mësuar me këto sene, apo ua ka pre menja që u ndalën dhe i kam dëgjuar lëvizjet. U afrua policia, mua vetëm më njohshin”.
“Nesër ose pasnesër nuk e di se moti ka qenë dhe ka kërkuar prej meje një raport. Ata më thanë më pastaj se njëri prej bashkudhëtarëve tonë ia kanë gjetur shenjat e gishtërinjve në një armë”, ka deklaruar ai në Debat Plus
Më tej Krasniqi ka mohuar kategorikisht se arma ishte nxënë në makinën e tij,
“As s’po e rriti as s’po e zvogëloj. Unë nuk mundem me dhanë përgjegjësi për njerëzit e tjerë, tash mas emisionit me merr ti a po unë me makinë dhe ti ki diçka me veti unë nuk mundem të pyetëm për ty. Mundesh me më shti në burg po nuk e di se çka ki me veti”.
“Dhe e dyta në kerr nuk u kap. Kush të thotë në këtë dynja që u kap në kerr temin është rrem. Po i ka konveno dikujt ky rast”, ka deklaruar Krasniqi.