Shefqet Krasniqi flet për vushtrriasin që shiti viqin për ta varrosur nënën e tij

Shefqet Krasniqi flet për vushtrriasin që shiti viqin për ta varrosur nënën e tij

Hoxha Shefqet Krasniqi ka folur edhe për rastin e një qytetari nga Vushtrria që kishte shitur viqin për ta varrosur nënën e tij.

Krasniqi tha se është shumë gjynah nëse është detyruar ta shesë viqin për këtë arsye.

“Gjynah vallahin, nëse e ka shit gjynah” , ka deklaruar Krasniqi.

Sabri Beqiri pretendon se hoxha i fshatit nuk kishte pranuar ta përcjellë me rite fetare nënën e tij, pasi që ai si pasojë e kushteve të rënda ekonomike nuk kishte arritur të paguante obligimet e anëtarësimit.
E si pasojë e kësaj, Sabriu ishte detyruar që ta shiste bagëtinë e tij vetëm që ta varrosë nënën e tij sipas riteve islame.