Imami i Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi është pyetur për rastin e rëndë që ndodhi në Drenas lidhur me 16-vjeçare që dyshohet se u përdhunua nga mësuesi dhe polici. Ai ka thënë se ky rast duhet të lajmërojë të gjitha institucionet e shtetit.
Mes tjerash ai ka qenë i ashpër për shkaqet që sipas tij kanë quar deri tek ky rast. Ka përmendur disa organizata që kanë shpërndarë prezervativë në shkolla.
“Rasti si rast, dukuria si dukuri duhet t’i alarmojë institucionet shtetërore se përse ka ndodhur këtu dhe pse ka ardhur deri këtu. Mos me ardhur tek rastet tjetra”, tha ai.
“Një pyetjet a është i vetmi rast ky apo ka edhe të tjera që nuk janë bërë publike. Pse a ju nuk besoni a? Po ku ka shkolla që nuk ndodhë kështu sepse po i nxit në këtë Kosovën pasluftës kanë ardhur organizata ta ndryshme dhe u kanë shpërnda, po qesh sepse po e din çka po dua me thanë dhe u kanë thanë urdhëroni”, ka thënë ai.
Ka deklaruar se nxënësve me një fjalë u është thënë grahni vec mos mbetni shtatëzën. Mes të tjerash ka thënë se epshi nuk njeh moshë.
“Kanë shpërnda e që i bie grahni ju mos u ndalni. Vec mos mbetni shtatëzan, tani po ta caktoj moshën. Epshi kur të rrokë përpara nuk të rrokë moshë”, ka deklaruar Krasniqi.