Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur sot pas takimit që mbajti sot së bashku me liderët e tjerë shtetërorë në Kuvendin e Kosovës, por nuk ka ndryshuar qëndrim për taksën.
Haradinaj ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk mund të flas në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Shikoni, tash Amerika flet vetë. As presidenti, as unë, as dikush tjetër, nuk është zëdhënës i Amerikës”, ka thënë fillimisht ai.
Kur është pyetur në lidhje me zërat se taksa ndaj produkteve të Serbisë mund të pezullohet pas festës së pavarësisë, më 17 shkurt, Haradinaj ka deklaruar se për çështjen e taksës është deklaruar edhe më parë.
“E kemi bisedu këtë, dhe nuk mundem me e përsërit atë që e kam thënë më herët”, ka thënë Haradinaj.