Skandaloze: Avokati i policit që dyshohet se dhunoi 16 vjeçaren në Drenas, kërkon lirimin e tij nga burgu

Skandaloze: Avokati i policit që dyshohet se dhunoi 16 vjeçaren në Drenas, kërkon lirimin e tij nga burgu

Vesel Veseli i cili po dyshohet se ka dhunuar 16 vjeçaren nga Drenasi po mbahet në paraburgim pas një vendimi nga prokurori, e këtë masë të dënimit avokati i tij Bekim Kafegjolli, po e sheh si të padrejtë dhe që duhet së shpejti të lirohet nga paraburgimi.

Avokati i Veselit ka thënë sot para mediave se klienti i tij në bazë të dëshmive dhe raporteve që ka dhënë sot gjatë seancës së parë Prokuroria nuk qëndrojnë dhe nuk kanë të bëjnë fare me rastin që po pretendon.

Kafegjolli ka kërkuar nga Prokuroria që të lirohet klienti i tij në një masë më të butë ose të lirohet në procedurë të rregullt.

”Arsyetimet që i ka bërë Prokuroria, nuk qëndrojnë mbi bazën çfare i ka dhënë. Edhe mediat dje kanë dhënë raporte. Por nuk qëndrojnë në raport me veprat që e kanë ngarkuar. Konsideroj se klienti im me veprat për të cilat është ngarkuar, nuk ka të bëjë fare dhe kushtet që ka paraqitur prokurori për paraburgimin, nuk qëndrojnë. Duhet të lirohet në një masë më të butë, ose në procedurë të rregullt”, ka thënë Kafegjolli.

Tutje, Kafegjolli ka thënë se ai si palë mbrojtëse e policit të dyshuara ka dhënë të gjitha kundërshtime e tij pasi që dëshmitë e siguruara nga Prokuroria nuk i përmbushin kushtet ligjore për përcaktimin e paraburgimit ndaj klientit të tij.

”Ne si mbrojtje i dhamë kundërshtimet sepse nuk përmbushen kushtet ligjore për përcaktimin e paraburgimit. Për shkak të kodit të etikës, në më lejohet të lëshohem më tepër sepse është çështja për një të mitur”, tha

Ndërkaq, zëvendësshefi i hetimeve në Policinë e Kosovës në Drenas, Vesel Veseli është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë sot me dyshimet se ka kryer veprën penale të “dhunimit dhe keqpërdorimit seksual”.

Ky rreshter, dyshohet se ka dhunuar dhe keqpërdorur 16-vjeçaren me inicialet A.G. Ndaj tij është kërkuar masa prej 30 ditësh paraburgim.