Salihu: Ndryshimi i kufirit do jetë presedan që më vonë mund të kërkohet për dikund tjetër!

Salihu: Ndryshimi i kufirit do jetë presedan që më vonë mund të kërkohet për dikund tjetër!

Kryetari i Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS) dhe biznesmeni Medvegjas, Muharrem Salihu ka komentuar debatet e fundit lidhur me bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit dhe temën për korigjimin e kufijve.

“Nëse bisedohet për serbët në Kosovë atëherë duhet të bisedohet për shqiptarët në Serbi.
Nëse bisedohet për shqiptarët në Luginë, atëhere duhet biseduar për serbët në veri të Kosovës. Nuk mund të bisedohet për serbët në Kosovë dhe vetem për shqiptarët në Luginë! Kjo për të qëndruar në logjikën e reciprocitetit të plotë e jo së pari në dëm të shqiptarëve.
Ndërkohë që Serbia është e interesuar jetësisht të bëj ndryshimin e kufirit me Kosovën, edhe këtë jo për atë qe flitet, por për atë që nuk flitet. Në pyetje është një presedan i cili më pas do të mund të përdoret dikund tjetër, sepse nëse ndrron një aset që ke në pronësi ‘Luginën’ me një tjetër që pretendon se i takon ‘Veriu’, nuk është edhe ndonjë leverdi që do ia vlente këto tensione!”, ka shkruar Salihu.