Abuzimi seksual ndaj 16 vjeçares në Drenas, Lladrovci thërret konferencë

Abuzimi seksual ndaj 16 vjeçares në Drenas, Lladrovci thërret konferencë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka zgjedhur që përmes një adresimi për media të jap qëndrimin e tij lidhur me rastin e fundit të raportuar për abuzim seksual ndaj nxënëses 16 vjeçare të kësaj komune.

Për mes një njoftimi zyra e marrëdhënieve me publikun e komunës së Drenasit, bënë thirrje që të ndiqet konferenca për media e kryetarit Ramiz Lladrovci.

Një 16 vjeçare nga komuna e Drenasit raportohet se fillimisht në rrethana ende të panjohura u abuzua seksualisht nga profesori i saj, SH.XH ndërsa më pas e njëjta u shfrytëzua seksualisht edhe nga hetuesi policor i rastit V.V.