Korrespodenti shqiptar nga Serbia, Idro Seferi, ka zbuluar se presidenti serb Aleksandër Vucic, shpesh i flet në gjuhën shqipe/
Seferi në Infomagazine, ka thënë se Vucic’it i pëlqen të përdorë fjalë shqip, kur flet për Kosovën.
‘Shumë shpesh presidenti Vuçiq në konferenca krijon interaksion me gazetarë dhe sidomos kur flet për Kosovën e ka qejf të përdorë fjalë shqip dhe më pyet se a është mirë dhe unë ia kthej që po’, ka thënë ai.
Po ashtu, gazetari ka treguar se Vucic, edhe qytetit të Ferizajit i thotë në gjuhën shqipe, duke u tentuar të tregojë se e njeh situatën.
‘Vuçiq po ashtu Ferizajt nuk i thotë në serbisht Uroševaç, por në shqip duke tentuar të tregojë se e njeh situatën’, thotë Seferi.
Ndërkaq, Seferi ka treguar edhe për një pyetje që ia ka bërë ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, për Kosovën.
‘E kam pyetur se kur do të ndërpresë së lobuari kundër pavarësisë së Kosovës dhe ai më tha se kur të ndalojë Shqipëria së lobuari pro pavarësinë e Kosovës’, përfundoi ai.