Shefi i Diplomacisë së Serbisë Ivica Dacic ka ka dalë kundër qëndrimit të Shteteve të Bashkuara (SHBA) dhe të Bashkimit Europian duke përkrahur diktatorin Maduro, i cili po mban Venezuelën në izolim nga bota e civilizuar.
Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Dacic ka deklaruar se Beogradi po angazhohet që të gjitha problemet në Venezuelës të zgjidhen ekskluzivisht me dialog.
“Serbia angazhohet që kriza të zgjidhet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të atij vendi. Venezuela është vend mike e Serbisë e cila gjithmonë na ka përkrahur. Ne nuk e kemi shqyrtuar ndryshimin e pozicionit ndaj këtij shteti”, ka thënë Dacic.
Nga vendet në rajon Kosova, Maqedonia dhe Kroacia e kanë njohur Juan Guaidon si President të përkohshëm të Venezuelës, që është në vijë me diplomacinë e SHBA’së dhe BE’së në takimin e fundit kanë mbështetur opozitën e Venezuelës, si zgjidhje dhe formë e rrëzimit të diktaturës dhe normalizimit të sistemit komunist atje.