Veseli për takimin mes liderëve: Ia uruam shtëpinë e re Thaçit

Veseli për takimin mes liderëve: Ia uruam shtëpinë e re Thaçit

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka treguar detaje të takimit të mbrëmshëm mes liderëve të vendit ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ai ka thënë se aty ishin për t’ia uruar shtëpinë e re Presidentit të vendit Hashim Thaçit.

Veseli sot ka treguar se darka e mbrëmshme mes liderëve ishte thjesht një urim për shtëpinë e re të Presidentit Thaçi

”Ia uruam shtëpinë e re [Hashim] Thaçit”, është përgjigjur Veseli gjatë një vizite në shkollën “Jeronim De Rada.

Metro edhe mbrëmë ka raportuar për takimin mes liderëve ,ku për theks të veçantë ka pasur relaksimin e raporteve mes liderëve dhe plotësimin e kërkesave te SHBA’së, e cila ka kërkuar urgjentisht të pezullohet taksa ndaj Serbisë.

Pas takimit të mbrëmshëm, Thaçi dhe Haradinaj janë takuar sot në mëngjes për të diskutuar për agjendën shtetërore.