Jovanovic kundër protestave në Beograd, duan ‘ta prishin marrëveshjen historike serbo-shqiptare’

Jovanovic kundër protestave në Beograd, duan ‘ta prishin marrëveshjen historike serbo-shqiptare’

Lideri Partisë Liberal Demokrate të Sërbisë, njëri ndër ndër politikanët e paktë serbë të cilët janë për njohjen e Kosovës, nuk po merr pjesë në protestat kundër pushtetit të Aleksandar Vucicit në Serbi.

“Gjithmonë jamë për rebelim, por duhet të kuptojmë se ai prej nesh kërkon ta ndryshojmë veten dhe botën tonë…”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën beogradase “Danas”

“Prandaj është shumë më lehtë dhe edhe më gabim që në fokus të futet sistemi i Vucicit, i cili është verson mutant i të gjitha pushteteve të kaluara, sepse ai është pasojë e të gjitha dobësive tona të përbashkëta”, ka thënë Jovanovic.

“Për mua ka më shumë rëndësi se a e dimë se çfarë duhet të bëjmë… apo paaftësinë që ta bejmë këtë të mos e kamuflojnë parafrazat e ‘jelekëve të verdhe’ apo vajtimet e të gjitha fragmenteve të Kostunicës e Tadicit, të cilët ruset i kanë nxjerrë te ne sot si dje në Athinë, Shkup apo Podgoricë. Ato janë inicim i diçkaje që sot rreokulliset në shoqëri, me ç’rast gjithkush do të kapet për atë që i përgjigjet – njërëzit për mua të afërt për liritë e medieve dhe demokracinë, të tjerët për rrënimin e marrëvehsjes historike me shqiptarët e Kosovës. Kështu është arritur kompromisi i heshtur i të gjithëve me të gjithë, prej të cilit, bëse vazhdojmë kështu të jetojmë në koma si sot, do të dalim si humbës, sepse mbesim pa Evropë, të culën naivisht, duke luftuar për demokraci, po e flijojmë për shkak të partneritetit me nacionalistët. Serbia demokratike nuk mund të jetë armë e të gjithë xhelatëve, të cilët memzi i kemi mbijetuar…”, ka thënë ndër tjera Jovanovic.

Me tej, Jovanovic ka thënë se është për një politike e cila “shkon përtej Vucicit”.

“Duke pranuar gjithë atë që është kundër, ne e qëllojmë veten në këmbë. Në vend që të formulojmë politikën e cila shkon përtej Vucicit – në planin regjionale e evropian, të duam më shumë treg, më shumë të drejta të njeriut, liri – sot në ngufatemi në turmën me nacoëshët, dhunuesit të djathtën me të cilën Mladjan Djordjevic, oficer për lidhje i shërbimit rus me Djilasin e Obradovicin, piloton nga Kremlini, ku para ca ditësh, si kryetar Kodit obskur Serb (arkës së ekstremistëve të KGB-së të çdo lloji, nënkryetari i Kuvendit gjithëpopullor të popujve aziatikë, por edhe përfaqësues i Lidhjes për Serbinë, marrëveshjen me shqiptarët e ka quajtur tradhti, të gjithë fqinjtë tanë, por edhe BE-në e ShBA-të armiq, ndërsa vendin tonë front në të cilin sot mbrohet Rusia”, ka thënë Jovanovic.