Familja e Oliver Ivanoviqit del kundër Vuçiqit

Familja e Oliver Ivanoviqit del kundër Vuçiqit

Tash e sa javë në Beograd po mbahen protesta masive kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit. Kjo ishte protesta e nëntë e qytetarëve serbë.

Ata kërkuan mbrëmë dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Mlladen Sarçeviq, drejtorit të televizionit shtetëror, Dragan Bujosheviq.

Tutje protestuesit i lanë kuti me letra para zyrës së presidentit Vuçiq.

Pjesëmarrës në protestë ishin edhe shumë profesorë të cilët kërkuan dorëheqjen e ministrit të Arsimit pas deklaratave të tij, ku kishte thënë se profesorët që po mbështesin protestën nuk janë emra të mëdhenj.

Përveç në Beograd, protesta për herë të parë pati edhe në Mitrovicë të Veriut.


Brenda turmës së protestuesve ishin edhe familjarët e politikanit të ndjerë serb, Oliver Ivanoviq. Po ashtu pranë tyre ishte edhe politikania e njohur serbe, Rada Trajkoviq. 

Që nga fillimi i protestave është kërkuar largimi i Vuçiqit si president por ky i fundit kishte thënë se edhe po të dalin pesë milion protestues nuk do të japë dorëheqje.

Në Serbi pritet që në pranverë të shpallën zgjedhjet e jashtëzakonshme.