Veseli: VV pajtohet për herë të parë me PDK në Kuvend

Në mbledhjen e Kuvendin të Projektligjit për pagat, PDK dhe Vetëvendosje janë janë pajtuar që 92 amandamente të votohen veç e veç

Kjo gjë ka ndodhur për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, nga këto dy parti, ku është komentuar edhe nga i pari i Kuvendin Kadri Veseli.

“Për herë të parë po pajtohet PDK-ja me Vetëvendosjen”, ka qenë reagimi i kryeparlamentarit, Kadri Vesel.

Ndërsa deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, ka thënë  se për shkak të rëndësisë të këtyre amandamenteve është e nevojshme të votohen veç e veç.

Me këtë propozim është pajtuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.