Studimi më i fundit, i kryer nga Shoqata Amerikane e Zemrës, zbuloi se sulmet në zemër janë gati 60 për qind më të zakonshme në mesin e konsumuesve të cigareve elektronike, të cilët janë me një rrezik 71 për qind më të lartë të këtij fenomeni shëndetësor.
Studimi i Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA) zbuloi se njerëzit që përdorin cigare elektronike janë dy herë më shumë në rrezik nga sulmi i zemrës sesa ata që pinë cigare tradicionale.
Një pjesë e madhe e hulumtimeve sugjeron se cigaret elektronike janë po aq të këqija për zemrën dhe sistemin kardiovaskular po aq sa cigaret tradicionale.
Vitin e kaluar, Shoqata Amerikane e Zemrës gjeti se të dyja llojet e cigareve bllokojnë enët e gjakut, duke i penguar ato të funksionojnë dhe pengojnë rrjedhjen e gjakut.