Vendet ballkanike janë në vënë në alarm sepse po përhapet me shpejtësi gripi i derrit. Deri më tani është raportuar se virusi vdekjeprurës ka marrë jetën e 72 personave dhe me qindra të tjerë rezultojnë të jenë prekur.
Gripi i derrit deri më tani ka marrë jetën e 72 personave, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të jenë të infektuar nga ky virus.
Alarmante situata duket më kritike në Rumani, ku deri më tani virusi ka marrë jetën e 54 personave, ndërsa viktima janë regjistruar edhe në Bosnje, Greqi e Mal të Zi.
Autoritetet janë afër shpalljes së gjendjes së epidemisë gripale, ndërsa shumë shkolla kanë pezulluar mësimin.
Sipas autoriteteve, viktimat janë persona që kanë pasur probleme të tjera shëndetësore.
Ndërkohë që gripi i derrit mund të përhapet nga kollitjet, teshtitjet dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente me njerëz të infektuar.