Ambasadori amerikan Kosnett i shkon në zyre Thaçit

Ambasadori amerikan Kosnett i shkon në zyre Thaçit

Kanë vijuar vizitat tek zyra e Presidencës së Kosovë, pas ambasadorit francez Didier Chabert, tani tek Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka shkuar për vizitë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett.

Kosnett është parë duke shkuar sot tek Presidenti i vendit Hashim Thaçi, deklarata për media nuk ka pasur as nga Presidenca e as nga ambasada amerikane.

Metro ka mësuar se arsyeja e takimit mes tyre ishte pezullimi i taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe zhvillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkaq takim pos me Presidentin Thaçi, ambasadori amerikan ka zhvilluar edhe të hënën  me kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Kurse deri tani, Kosnett nuk ka realizuar asnjë takim me kryeministrin Haradinaj gjatë kësaj jave.