Liburn Aliu për Baton Haxhiun: UDB-ja kërcënon presidentin e Shqipërisë

Liburn Aliu për Baton Haxhiun: UDB-ja kërcënon presidentin e Shqipërisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka reaguar pas letrës kërcënuese që Baton Haxhiu ia ka dërguar presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, pas vendimit të këtij të fundit që të mos e dekretojë në postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, kosovarin Gent Cakaj, shkruan Gazeta Express.

Aliu ka thënë së një kërcënim i tillë po vjen nga UDB-ja.

“Kërcënim i UDB-së mbi Presidentin e Republikës së Shqipërisë”, kështu ka shkruar Aliu në profilin e tij në Facebook.

Për refuzimin e presidenti Meta që të dekretojë Cakajn në krye të diplomacisë shqiptare ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai e ka quajtur si turp këtë vendim të Ilir Metës. 

Meta ndërkohë e ka cilësuar si të papërvojë e të papërgjegjshëm, Gent Cakajn, për një pozitë të tillë.