• E mërkurë / May-08 06:10
  • Kontakt

Brnabic: Konflikti i ngrirë e pengon avancimin e Serbisë

Brnabic: Konflikti i ngrirë e pengon avancimin e Serbisë

Kryetarja e Qeverisë së Serbisë Ana Brnabic ka thënë sot se çështja e Kosovës nuk bën të lihet si konflikt i ngrirë, sepse ndikon në avancimin e Serbisë, transmeton Gazeta Metro.

Kryeministrja serbe e ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare dhe BE-në se janë “të ndjeshme” ndaj Prishtinës.

“Situata aktuale e tregon tërë ndjeshmërinë e BE-së. Në bisedë me përfaqësuesin e një vendi të madh, i cili është partner i Prishtinës, e kam pyetur se si e toleron tërë këtë që po ndodh në Kosovë, ndëras si përgjigje kam marrë ‘po kjo është demokraci e re’.

Kjo mu më flet për atë se sa hapësirë e madhe dhe standarde të dyfishta ka në këtë rast”, ka thënë ajo sipas Tanjugut.